Krasniqi tregon se si mund të shmanget rinumërimi e të rritet besimi në procesin zgjedhor

Për njohësin e çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka dhënë një rekomandim se si duhet të shmanget për zgjedhjet e ardhshme, trendi në rritje i rinumërimit të votave.

Në fakt, Krasniqi ka treguar se ku qëndron problemi kryesor me rinumërimin e votave.

Sipas tij, një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve.

“Trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59 % ka arritur në 33.14 % në zgjedhjet e fundit, e që mund të rritet ende pas shpalljes së rezultateve”, ka thënë Krasniqi.

“Për të rritur besimin në zgjedhje, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejt), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet”, ka thënë më tej ai.

loading…