Pjesëtari i shoqërisë civile, Albert Krasniqi tha se Kosova aplikon taksë prej 10 për qind ndaj produkteve të ShBA-së.
Sipas Krasniqit, të dhënat janë publike në uebfaqen e Administratës për Tregti Ndërkombëtare të ShBA-së.
“Sipas të dhënave të Administratës për Tregti Ndërkombëtare të SHBA-së, Kosova aplikon një tarifë doganore prej 10% për shumicën e mallrave të importuara nga vendet me të cilat nuk ka marrëveshje tregtare, ku hyn edhe SHBA”, tha ai.
Krasniqi tha se kjo ka mundur të ketë qenë përgjigja e ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj presidentes Vjosa Osmani.
“Kaq e thjeshtë ka mundur të jetë përgjigja e Ministrit të Financave, në një vend normal me komunikim normal ndërmjet institucioneve”, u shpreh Krasniqi.







