Krasniqi: Thuajse asgjë nga programi i detajuar i Kurtit, s’ka nisur të implementohet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti, ka zhgënjyer me menaxhimin e saj, meqë qytetarët lehtësisht mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti.

Krasniqi këto komente i bë7ri në Klan Kosova ndërsa foli për opozitarizmin e PDK-së, përballë Qeverisë Kurti II.

”Jam i bindur që qytetarët e Kosovës që në masën më të madhe e kanë votuar kryeministrin Kurti, e kanë pasur një shpresë që do të përmirësojë mirëqenien e tyre dhe jetën e tyre. Por, sot, një vit pas marrjes së mandatit të tij, secila familje kosovare mund ta bëjë bilancin se a është duke jetuar më mirë sot apo para një viti”.