Profesori universitar Milazim Krasniqi ju ka dhënë “gajret” kandidatëve për deputet që janë renditur në pjesën e fundit të listave.
Duke ironizuar me deklarimin e Agim Bahtirit, ai ka bërë me dije se të njëjti duhet të ndihen krenar me numrat që kanë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numrat e disave lidhet me ngjarje të rëndësishme historike.
“Kandidatët që janë në pjesën e fundit të listës, si i nderuari Bahtiri, duhet të jenë krenar sepse numrat e tyre lidhen me ngjarje të mëdha. Për shembull: numri 74 lidhet me miratimin e Kushtetutës së Kosovës, numri 78 me Lidhjen e Prizrenit, numri 89 më rënien e Murit të Berlinit, 91 me Kushtetutën e Kaçanikut, 95 me Dejtonin, 99 me Rambujenë, 100 me vitet e një shekulli. Urime suksese!”, ka shkruar Krasniqi.







