Eksodi Shqiptar

Krasniqi: Sot, në Ditën e Eksodit Shqiptar të Kosovës, shprehim falënderime për të gjithë shqiptarët që na pritën krahëhapur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar 25-vjetorin e Eksodit Shqiptar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se, krahas dhembjes për përjetimet e hidhura të asaj shpërnguljeje, “shpreh falënderime të përzemërta për të gjithë ata shqiptarë që na pritën krahëhapur e me zemrën plot”.

“Mbi një milion shqiptarë, 25 vjet më parë, u dëbuan me forcë nga Kosova. Shtëpitë e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë edhe shtëpitë e vëllezërve e motrave të tyre nga Kosova, të dëbuar me dhunë e terror nga forcat serbe”, ka shkruar Krasniqi.

VIDEO BONUS: