Krasniqi: Qasja e Kurtit ndaj grevës e ka ndarë shoqërinë në dy taborë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurtit ndaj grevës tregon se kjo qeveri e ka ndarë shoqërinë në dy taborë.

“Jo na jo ata”, thotë Krasniqi, duke iu referuar mendësisë politike që sipas tij Kurti e ka funksionalizuar në shoqëri përmes pushtetit.

Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, Krasnqi ka thënë Kurti në fund të ofrimi të zgjidhjes, Kurti ka dashur të tregojë se sa kokëfortë është e sa i panënshtruar është para Rrahman Jasharajt.

“Kurti politikën nuk e sheh si shërbim të qytetarëve por për t’i përmbushur egotë personale’, ka deklaruar ai.

Krasniqi gjatë fjalimit e ka marrë shembull rastin e Argjentinës që për 30 vjet është përballur me 1 mijë e 500 greva në arsim.

Ai referuar studiuesve ka thënë se dëmi i shkaktuar nga këto greva ka qenë 60 për qind më i lartë financiarisht sesa nëse mësimdhënëseve do të iu rriteshin pagat me kohë