Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, tash kur po diskutohet lidhur me Komisionin Hetimor për energjinë, ka kritikuar mazhorancën se po keqpërdor pushtetin dhe “po fsheh diçka”, duke mos lejuar themelimin e komisionit.
Ndër tjera, ai ka akuzuar pozitën se nuk po lejon hetime, pasi edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, është e përfshirë në një akuzë.
“Ju keni të drejtë me bo kërkesë për çkado, por jo me deviju kërkesën orgjinale sepse keni pushtetin e plotë. Bllokomi juaj është absolut. Dilni hetoni me Prokurori Speciale, Themelore, Ministri të Drejtësisë. Mimoza Kusari Lila është në bankën e të akuzuarve. Unë besoj që nuk ka asnjë faj, ju besoni se ka shkelur ligjin dhe ka bërë krime”, tha Krasniqi.
Krasniqi vazhdoi me kritika ndaj pozitës se nurmat i ka kthyer në tifozëri.
“Është për keqardhje fakti që në këtë Kuvend për shkak të arrogancës së numrave që keni si shumicë e keni kthyer në tifozëri. Hetimi parlamentar si instrument, është kryesorja që e ka opozita në dispozicion, jo pushtetin. Sepse vet fjala pushtet, tregon se i keni krejt tjerat. Hetimin parlamentar e krijon Kuvendi. Në këtë legjistrulaturë, ne kemi të drejtë me hetu si opozitë punën e qeverisë. Nuk ka ndodhur në histori të parlamentarzimit, me deviju këtë rregull të Kuvendit. Ju, realisht sot doni të pamundësoni një hetim të tillë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën, shpresoj ta ndryshoni qasjen, që me tentu me çdo kusht për shkak të pushtetit të numrave me blloku. Me këtë mospërgjegjësi po ikni edhe prej mandatit të deputetit. Kujt ia keni borxh këtë mandat, veç qeverisë? Apo edhe Martin Berishajt, apo edhe atyre që ju kanë besuar t’i përfaqësoni? Ju s’po na leni me jetu. Ne po lypim me hetu pse ka ardhë deri në këtë situatë me energjinë”, u shpreh Krasniqi.







