Milazim Krasniqi

Krasniqi: Plani franko-gjerman nuk e ka fare brenda çështjen e njohjes, as de facto

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar planin franko-gjerman, i cili më vonë u shndërrua në Marrëveshjen e Brukselit.

Sipas Krasniqit, plani franko-gjerman nuk e ka fare brenda çështjen e njohjes.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se qëndrimi i Serbisë për statusin e Kosovës nuk paragjykohet.

“Plani franko-gjerman nuk e ka fare brenda çështjen e njohjes, as de facto. Pse? Në preambulë: “Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit.” Pra, nuk paragjykohet qëndrimi i Serbisë lidhur me statusin, ndërsa dihet se qëndrimi i Serbisë është që statusi i Kosovës është si pjesë përbërëse e Serbisë. Nëse nuk paragjykohet qëndrimi i Serbisë ndaj statusit, nuk mund të bëhet fjalë për njohje de facto.” – shkroi Krasniqi.