Krasniqi: Përse të mos i jepej Çmimi Nobel për Humanizëm Millosheviqit

Jakup Krasniqi ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke, duke thënë se në momentin që vendoset për t’i dhënë çmim këtij autori, pse nuk ia japin edhe Sllobodan Millosheviqit dhe njëkohësisht të legjitimohet shtrembërimi i historisë së shqiptarëve dhe i territorit të tyre.

Krasniqi në një opinion ka shkruar se është habitëse përse njerëzit e artit, të shkencës, njerëzit që e duan drejtësinë e humanizmin, njerëzit që thirren në vlera e krenohen me to, nuk e ngrenë zërin ndaj këtij akti të shëmtuar, dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi një autori që ka mbrojtur gjenocidin serb të Millosheviqit.

Sipas tij, përse të mos i jepej Çmimi Nobel për Humanizëm Millosheviqit dhe njëkohësisht të legjitimohet shtrembërimi i historisë së shqiptarëve dhe i territorit të tyre.

“Sipas nobelistit Handke Millosheviqi e paskërka mbrojtur “tokën serbe” nga “Zogjtë e Qyqeve të Hoçës së Madhe”, që paskan pas bërë agresion në tokat e huaja! Do të ishte kulturë, e humanizëm, do të ishte njerëzi, për popullin suedez dhe popujt e botës perëndimore e demokratike, që të vihen në mbrojtje të popujve qëiu nënshtruan një padrejtësie të madhe, mbi të cilët qe ushtruar gjenocid i tmerrshëm në fund të shekullit XX! Apo Evropa vazhdon të jetë imune nga politikat ekspansioniste, shoviniste, nazifashiste e gjenocidiste?!”, ka shkruar ai.

ÇMIMI NOBEL PËR LETËRSI DHE LEGJITIMIMI I GJENOCIDIT SERB

Dhënia e Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke dhe “argumentet” apo “arsyetimet”, duke filluar nga zyrtarët e Akademisë Mbretërore Suedeze të Nobelit, përfshirë dhe çdo “argument” tjetër “intelektual” kudo në Botën Perëndimore, në botën që shquhet për demokraci, humanizëm e vlera apo te “zogjtë” e vërtetë të “qyqes” në Kosovë e Shqipëri, janë jo vetëm të pabaza e të paqëndrueshme, por janë rrena të kulluara që edhe derrin e bëjnë të plasë!

Ndoshta dikush mund të ma shohë për të madhe përse e përdora fjalën rrenë për Nobelin më të ri, austriakun Peter Handke, tok me argatët e tij, mbështetës të himnizuesit të politikave të gjenocidit. E përdora jo pa qëllim, por kjo fjalë nuk është asgjë për të gjithë ata që jo vetëm nuk e kanë dënuar gjenocidin e Serbisë, por janë bërë mbrojtës të paskrupull të politikës së krimit të gjenocidit në një anë, ndërsa në anën tjetër, viktimën e gjenocidit serb, shqiptarët i quan “zogj të qyqes”, të cilët, sipas nobelistit duke mos pasur atdhe, u janë vërsulur tokave të huaja për grabitje!!! Kjo temë, tema e “Zogjve të Qyqes”, e cila trajtohet në një nga romanet e shkrimtarit të sapo lauruar me Çmimin Nobel për Letërsi, nuk mund të heshtet. Këtë fakt nuk mund ta mohojë askush, as Akademia Mbretërore Suedeze e Nobelit. Nuk mund të besoj sesi ajo Akademi, e cila prioritet ka vlerat humane në veprat e të lauruarëve, ka “ekspertë” të atij niveli sa t’ia ndajnë çmimin një shkrimtari dhe pamfleteve të tij kui thuren lavde një politikani si Millosheviqi, i cili ka udhëhequr politika të gjenocidit ndaj tre popujve që kanë bashkëjetuar për dekada nën një kulm të përbashkët, kuptohet pa dëshirën e tyre! Kush mund të thotë se drejtuesit e Akademisë Mbretërore Suedeze të Nobelit nuk e paskan pas ditur se shkrimtari Peter Handke në librin “Qyqet e Hoçës së Madhe”, të cilin botuesit e cilësojnë si vepër artistike, nuk është asgjë tjetër pos një dëshmi e “vrerit artistik” të këtij shkrimtari kundër shqiptarëve. Kushdo që e lexon reportazhin e tij që përfundon si roman, do të bindet për urrejtjen që bart ky autor kundër shqiptarëve, të cilët, gjithnjë sipas Peter Handke, e paskëshin pushtuar “Kosovën serbe”! A mund të besohet se alamet akademikët e Nobelit nuk e kanë vërejtur gjuhën e urrejtjes së autorit?

Një gjë është habitëse: përse njerëzit e artit, të shkencës, njerëzit që e duan drejtësinë e humanizmin, njerëzit që thirren në vlera e krenohen me to, nuk e ngrenë zërin ndaj këtij akti të shëmtuar, dhënies së Çmimit Nobel për Letërsi një autori që ka mbrojtur gjenocidin serb të Millosheviqit? Atëherë, përse të mos i jepej Çmimi Nobel për Humanizëm Millosheviqit dhe njëkohësisht të legjitimohet shtrembërimi i historisë së shqiptarëve dhe i territorit të tyre! Sipas nobelistit Handke Millosheviqi e paskërka mbrojtur “tokën serbe” nga “Zogjtë e Qyqeve të Hoçës së Madhe”, që paskan pas bërë agresion në tokat e huaja! Do të ishte kulturë, e humanizëm, do të ishte njerëzi, për popullin suedez dhe popujt e botës perëndimore e demokratike, që të vihen në mbrojtje të popujve qëiu nënshtruan një padrejtësie të madhe, mbi të cilët qe ushtruar gjenocid i tmerrshëm në fund tëshekullit XX! Apo Evropa vazhdon të jetë imune nga politikat ekspansioniste, shoviniste, nazifashiste e gjenocidiste?!

Kujt i duhet një Evropë e Bashkuar nëse aty shfaqen shenja dobësiee mbështetëse ndaj politikave të krimit e të gjenocidit, nga ajo politikë, tmerret e së cilës janë tepër të gjalla, që kullojnë gjak, dhimbjetë mëdha e të pashërueshme te shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët!

Mos vallë edhe në Evropën e shekullit XXI, në elitat e saja intelektuale e letrare, si në ato politike po përhapet fryma e heshtjes dhe e tolerancës për krimin dhe gjenocidin? Në prag të Luftës së Dytë Botërore, një shkrimtar gjerman thoshte: “Nëse nuk bëhemi bashkë për të luftuar fashizmin, bashkë do të varemi në litar”! Edhe serbi Ivan Stamboliqi nuk e luftoi me kohë shovinizmin e Millosheviqit, edhe pse kishte deklaruar se veprimet e Millosheviqit po ia përgatitin “in memoriamin” Jugosllavisë, por edhe ai, në vitin 2000 iu bashkua viktimave të krimit e të gjenocidit serb.

Reagimi im vjen pas përpjekjeve të disa mendjeve të “ndritura” si në Evropë, e sidomos në Kosovë e Shqipëri, për të ndarë mendjen letrare nga mendja politike të të njëjtit njeri, që s’janë gjë tjetër pos përpjekje Sizifi për t’u rreshtuar e mbështetur himnizuesin e kriminelit Millosheviq dhe argatëve të tij, kudo qofshin ata.

Heshtja ku më së paku do të duhej të ndodhte tregon se mbështetësit e krimit e të gjenocidit nuk janë të pakët as në vendet më demokratike!

loading…