Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me VV-në e Albin Kurtit, ngase zyrtarët e kësaj partie po i sulmojnë fizikisht qytetarët.

Memli Krasniqi deklaroi se VV aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre.

”Është telashe edhe me mendu bashkëpunimin me një parti që ka krejt dy-tre kryetarë të komunave dhe ata i rrahin qytetarët në pikë të ditës”, tha Krasniqi në Klan.

”Vetëm javën e fundit ju e keni pasë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pasë bashkëpunim me një parti të dhunës”.