PDK

Krasniqi për mundësinë e koalicionit me VV-në: Hendeku disa vjeçar me ta s’kryhet për dy orë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka quajtur dashakqija e qesharake deklaratat për një marrëveshje për koalicion të mundshëm me VV-në.

Krasniqi ka thënë se nuk kryhet aq lehtë, sidomos jo për dy orë, hendeku me VV-në i cili u krijua për shumë vjet.

“Më të thanë të drejtën unë rezervohem nga kualifikimet, por këto komente janë qesharake, po hajt se i kuptoj se u jemi afru zgjedhjeve. Koalicionet janë tema të partive e të analistëve, por s’janë halle të qytetarëve. Ne jemi të interesum me ua paraqit qytetarëve ofertën tonë. Hendeku jonë i madh me VV-në nuk kryhet me dy orë.” – ka thënë Krasniqi në Rubikon në Klan Kosova.