Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai e drejton, kur ka ardhur në pushtet, në vitin 2007, e kishte gjetur në gjendje të rëndë Kosovën.
Krasniqi i përmendi disa nga ato që ai i quajti suksese të PDK-së, e që sipas tij e kanë transformuar Kosovën për të mirë.
“PDK e ka transformu Kosovën, e ka marrë një Kosovë që ka qenë pa asnjë perspektivë zhvillimore në vitin 2007 me një buxhet prej 700 milionë eurosh. E kemi drejtu procesin e pavarësisë që ka qenë meritë e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.
“I kemi themelu krejt institucionet që i duhen e si ka pas një vend i pavarur, kemi kriju krejt mundësitë që i janë dashtë prej sipërmarrësve e deri te sektorët publikë. I kemi rritë pagat për njerëzit që pagat i kanë pasë paga sociale, i kem nxjerrë nga kontejnerët nxënësit e Kosovës, e i kemi dërgu në shkolla në moderne”, ka vijuar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se Kosova i ka plotësuar kushtet vite më parë.







