Kryetari i PDK-së

Krasniqi pas votimit në Asamblenë: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar menjëherë pasi Asambleja Paralamentare votoi PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Krasniqi shkroi se i është mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me vite për këtë sukses, shkruan klankosova.tv

“Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi në veçanti falënderoi deputetin rumun, Bulaj për kontributin e tij në këtë proces.

“E falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij proces”, shkroi ai.