Krasniqi pas vendimit për Klanin: Albini as nuk e njeh e as nuk e do Kosovën demokratike

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të MINT-it ndaj Klanit, duke thënë se sot u mor vendim që të mbytet fjala e lirë.

“Kryekrizëtari Albin, krizat i ka ushqim, i ka shpëtim. Në ditë të lirisë mori vendim që të mbyllet Klan Kosova, mori vendim që të mbytet fjala e lirë, mori vendim që të ngulfatet demokracia”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se Kurti nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike.

“Prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë. Albin ne e kem atdhe këtë vend, nuk do të lejojmë që ta rrënosh”, tha ajo.