Krasniqi pas një viti luftë në Ukrainë: Kosova është me ju

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në njëvjetorin e luftës në Ukrainë tha se Kosova është me Ukrainën, teksa shprehu mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Volodymyr Zelensky.

Ai tha se qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike e popujve liridashës.

“Historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, kreu i PDK-së tha se uron që agresioni i cili sipas tij ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukrainas, të përfundojë sa më shpejt.