Boks

Krasniqi pas fitores së Donjetës: Na rikujtoi kohën e artë të Aziz Salihut

Boksierja Donjeta Sadiku sot mundi në gjysëmfinale italianen Alessia Mesiano, duke e kualifikuar kështu Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadikun e ka uruar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

 “Kjo është norma e parë olimpike dhe historike e shtetit tonë në boks – duke na rikujtuar plejadën e artë të boksierëve shqiptarë – Aziz Salihun, Mehmet Bogujevcin dhe të tjerët”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi duke shprehur se ndihet shumë i lumtur me bokseren, ku njëkohësisht i ka uruar shumë suksese.