Krasniqi në emër të PDK-së: Diaspora të ketë përfaqësim në Kuvend

Në fjalë e tij deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, derisa po flitet për diasporën dhe çështjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, ka thënë se  interesimi i diasporës ka qenë historikisht shumë i madh për Kosovën por edhe kontributi i tyre është vështirë i matshëm.

Krasniqi ka thënë se nuk mjafton vetëm të ketë pjesëmarrje si votues të diasporës, por se brenda Kuvedit duhet të ketë deputetë që përfaqësojnë diasporën.

Pjesë nga fjalimi i tij në lidhje me këtë çështje:

Interesimi i diasporës për Kosovën historikisht është shumë i madh por edhe kontributi i tyre është vështirë i matshëm,

Shteti që e kemi ne sot institucionet që i ka ky shtet, janë mërit edhe e diasporës drejtpërdrejtë, por këtu sot është diçka esenciale, është me rritjen e pjesëmarrjes së diasporës

Diasporën nuk duhet ta shohim si votë dhe si votues, problemi me nismë legjislative, nëse ne votën ua kemi garantuar diasporës, është momenti i fundit tua garantojmë pjesëmarrjen në vendimmarrje. Vota është e garantuar, ne sot duhet ta lehtësojmë pjesëmarrjen e tyre në institucione. Zgjedhjet e kaluara ka pasur pjesëmarrje masive në votime, por tani duhet të kemi deputetë që përfaqësojnë diasporën.