Krasniqi: Ministria e Financave ka marrë një vendim për të diskriminuar të vdekurit

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi, ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe Transfereve, për vendimin e fundit për të kompenzuar familjarët e personave që kanë ndërruar jetë nga Covid 19, me nga 1 mijë e 500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Krasniqi, ka thënë se vendimi i cili specifikisht kërkon që personat që kanë ndërruar jetë të kenë qenë të vaksinuar është i palogjikshëm dhe diskriminuese për të pavaksinuarit.

“Ministria e Financave dhe Transfereve ka marrë një vendim për të diskriminuar të vdekurit: ata që kanë qenë të vaksinuar kompensohen (familjet e tyre me 1500 euro, ndërsa të pavaksinuarit me 0 euro.) Vendim i palogjikshëm, vërtet. A u shkon ndër mend tipave të ministrisë se ata njerëz kanë mbetur të pavaksinuar, për fajin e qeverisë?! Siç thuhet popullorqe: “jep Zot mend ku s’ka!” – shkroi ai në llogarinë e tij personale në Facebook.