Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, e ka kritikuar thirrjen e kësaj seance për buxhetin, duke thënë se do të duhej të diskutohej për koronavirusin.

“Seanca e sotme do të kishte kuptim nëse do të diskutonim për situatën e përhapjes së koronavirusit. Prioriteti juaj duhet të jetë parandalimi i përkeqësimit të situatës me koronavirus dhe për masat që disa janë marrë me vonesë. Në vend që ta sillni një plan nacional për këtë pandemi, ju po synoni ta keqpërdorni situatën e krijuar për këtë pandemi. Miratimi i buxhetit në mënyrë klandestine është i paarsyeshëm. Vonesat janë përgjegjësi e juaja. Është një buxhet i keq që nuk i adreson kërkesat e qytetarëve e as premtimet e juaja. Në emër të GP të PDK-së çdo vendim e çdo veprim te drejtë për trajtimin e pandemisë keni mbështetjen e plotë. Buxheti duhet të miratohet me procedura të rregullta. Mos e përdorni situatën për të kaluar buxhetin i cili nuk lidhet me virusin”, tha Krasniqi, raporton KOHA.