Kryetari i PDK-së

Krasniqi: Mbrëmje fantastike e jazzit e organizuar nga ambasada amerikane

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në mbrëmjen e jazzit bashkëkohor të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Mbrëmje fantastike sonte në koncertin e organizuar nga ambasada amerikane, në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, ku artisti i njohur amerikan i jazzit bashkëkohor, Matthew Whitaker, bashkë me kuintetin e tij, na dhuruan një performanse të shkëlqyer muzikore”, ka shkruar Krasniqi.