Krasniqi-Kurtit: Sovlaniteti, sovlaniteti, tap zgjedhjet në prill

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas shtyrjeve të zgjedhjeve në veri.

Duke ironizuar me disa shprehje të kryeministrit Albin Kurti, ai ka kritikuar të parin e ekzekutivit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas shtyrjes se zgjedhjeve kryeministri Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.

“Veliu, veliu, sovlaniteti, sovlaniteti… tap zgjedhjet n’prill! Albin Kurti duhet të jap dorëheqje e përgjegjësi! Sepse dhjetëra mijëra qytetarë, serbë e shqiptarë, u terrorizuan tash e 1 javë nga filmat e tij. Sepse një polic e kemi ende në spital nga plagët prej filmave të tij”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë: