Krasniqi-Kurtit: Pse s’po e çon Erden Atiqin në komunë, pse po rren që është atje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili i tha që t’i “çlirojë” kryetarin e Zveçanti dhe të Zubin Potokut, që të shkojnë në objektet e komunave përkatëse dhe ta vazhdojnë punën nga zyret e tyre.

Krasniqi e ka pyetur Kurtin se pse s’po e dërgon në objektin e komunës edhe Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

“A duhet me i çu në komuna kryetarët. Pse s’po e çon Erden Atiqit në komunë? Pse more po i rren të madh e të vogël që Erden Atiqi o në komunë, ai është në zyrën e Adriana Hoxhiq. Qeveria tona e kanë maru aty zyre ndërlidhëse”, ka thënë Krasniqi.

“Hajde merri përdore Merre Xhelal Sveçlën me kaçkëtë, Elbert Krasniqin me pancir, edhe ti e hajde të shkojmë te çojmë Erden Atiqin në qytet në Mitrovicë të Veriut ku është komuna. Nuk është komuna në mahallë të Boshnjakëve, as në Çabër e as në Lipë”, ka shtuar Krasniqi.