Krasniqi: Kurti e krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, foli lidhur me kryeministrin Kurti për situatën në komunat veriore të Kosovës dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur ditëve të fundit.

Ai tha se Kurti e krijon krizën e pastaj tërhiqet, duke shtuar se e degradon situatën për pesë hapa prapa.

Krasniqi shtoi se Kurti e ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët, e nuk ka të bëjë me Asociacion.

“Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me Asociacionin”- tha Krasniqi.

Ai ndër të tjera tha se me Kurtin kryeministër, ne po jetojmë nga kriza në krizë, dhe po kemi vetëm telashe me partnerët kryesorë të Kosovës.

Krasniqi për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtimin nga NATO nga ushtimet ushtarake të saj, tha se ne në këtë gjendje nuk jemi më Sovran.

“Kjo s’është kriza e parë. Ne po jetojmë nga kriza në krizë. Me Albin Kurtin kryeministër në raport me partnerët kryesorë të Kosovës ne kemi vetëm telashe. Vetë kriza. Që nga viti i kaluar. Nuk funksionon aleanca kështu. Nuk funksionon një shtet i pavarur që dëshiron me pasë një perspektivë euro-atlantike. Sepse, rrezikohet kjo perspektivë. Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësim për çdo qytetar. Nuk jemi më sovran kur na përjashton NATO nga ushtrimet ushtarake të saj. Nuk mund të reduktohet sovraniteti prej një njeriu i cili instition me hy në tri zyre të caktuara”- shtoi Krasniqi.

Ai tha se Kurti është konfrontuar me tërë botëm, e e ka rrezikuar sigurinë, dhe shtoi se, sipas tij, përgjegjja e tij ndaj gjithë këtyre problemeve që janë shkaktuar do të tjetë tërheqja.

“E ftoj kryeministrin të na tregoj pse nuk po e çon Kryetarin e Mitrovicës së Veriut në zyret komunale. Ai është njëjtë në zyret dytësore, siç është edhe Kryetari i Zveçanit dhe Zubin Potokut. E kanë ngujuar atje një Kryetar të Leposaviçit, çfarë pune është duke bërë ai. Është konfrontu me tërë botën, e ka shkaktu një krizë, e ka rreziku sigurinë, e ka sjellë një kundërreagim kriminal nga ana e Serbisë, me banda të cilat janë duke mbajtë peng të gjithë qytetarët, nga të gjitha komunitetet. Dhe, cila është përgjigja e tij? Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja’’– tha Krasniqi.