Memli Krasniqi

Krasniqi: Komentet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se opozita ka kërkuar rezolutë të përbashkët për dialogun me Serbinë, ndërsa, sot kur mbahet seanca në të cilën është paraparë rezoluta, opozita po ikë.

“PDK ka mbështetur thirrjen e kësaj seance. Konsiderojmë që është e rëndësishme që të arrihet një koncensusus për arritjen e marrëveshjes. Opozita ka kërkuar rezolutë të përbashkët, e sot kur e kemi rezolutën ata ikin. Komentet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë. Ata nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë”.