Seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane ka nisur me kontestime.

Në rend dite të kësaj seance është shqyrtimi dhe miratimi i pakos së projektligjeve për sundim të ligjit si dhe agjendën integruese evropiane.

Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se këto janë projektligje që është dashtë të miratohen, por që sipas tij është dashtë që të bëhet në një formë tjetër.

“E rrugës kish me qenë që ne të thirrnim edhe njëherë kryesin ose të konsultoheshim që të mos vinim këtu, ose me thanë që seanca nuk mbahet. Kryeministri e ka ftuar një seancë prej vullnetit të mirë, ato janë projektligje që është dashtë me i miratuar, po është dashtë që të bëhet në një formë tjetër. Unë shpresoj që sot mund ta konstatojmë që është kërkuar shtyrja e seancës nga kryeministri dhe që sot pasdite të mëremi vesh kur mund të ftohet një seancë tjetër që ka rend dite të saktë”, ka thënë Krasniqi. /