Memli Krasniqi

Krasniqi kërkon krijimin e një task-force për mbrojtjen e grave nga vrasjet

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së sotme të një gruaje nga bashkëshortit në Peje.

Krasniqi ka kërkuar krijimin urgjent të një task-force me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

VIDEO BONUS: