Krasniqi: Kërkesat e VV-së dhe LDK-së për zgjedhje janë jo serioze

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Krasniqi tha se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe që kërkesat për zgjedhje që po i bëjnë dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, janë kërkesa jo serioze.

“Nuk do të ketë zgjedhje, askush në Kosovë nuk ka interesim për zgjedhje në Kosovë. Kërkesat e LDK-së dhe VV-së që të ketë zgjedhje janë vetëm sa për t’i ushqyer elektoratin e tyre. Serioziteti i këtyre kërkesave është shumë larg prej të vërtetës. Sepse, po të ishin serioze këto kërkesa ata do të nisnin një mocion të mosbesimit, jo tash mirëpo që në kohën kur kanë filluar të diskutojnë për këto. Asnjëra prej partive politike nuk ka interesim që të shkohet tani të zgjedhje”, ka theksuar Krasniqi

Krasniqi shtoi më tej, se sjelljet e Listës Serbe nuk janë asgjë e re dhe që kështu ka ndodhur edhe në Qeveritë e kaluara.

“Sjelljet e Listës Serbe nuk janë asgjë e re, edhe në qeverinë e kaluar kemi pasur situata të tilla. Deklarimet e tyre janë të nxitura nga Beogradi. Por, e vërteta është që të gjithë ministrat po e vazhdojnë punën e tyre”, tha ai.

Krasniqi theksoi se pavarësisht vështirësive që kanë hasur, dhe bojkoteve të seancave nga LDK dhe VV, prapë se prapë kanë arritur t’i mbledhin deputetët dhe t’i kalojnë projektligjet e rëndësishme.

Të NgjajshmeKrasniqi: Konsensus me Vetëvendosjen për dialog nuk do të ketë kurrë, shpresuam te LDK-ja Krasniqi: LDK i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme Krasniqi kërkon përsëri mbledhjen e Kryesisë për seancë të jashtëzakonshme Krasniqi: Shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë të tashmen as të ardhmen e Kosovës Qymyr në mes të Prishtinës, reagon Memli Krasniqi Krasniqi: Nuk është koha për zgjedhje, LDK-ja nuk ka guxim