Krasniqi: Ju paska ra dikush mësysh Vetëvendosjes e LDK-së, u mytën tu u përla

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së në lidhje me projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe qasjen e diasporës brenda këtij ligji, ka folur deputeti Memli Krasniqi.

Mirëpo para këtij diskutimi, Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Kuvendit dhe fjalosjet e herpas hershme të partisë së Albin Kurtit e të Isa Mustafës. Ai ka thënë se dikush duket se ju ka rënë mësysh këtyre dy partive që vetëm po grinden.

“Ju paska ra dikush mësysh Vetëvendosjes e LDK-së u mytën tu u përla”, tha Krasniqi.