Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik që ndodhi mbërëmë te Liqeni i Badocit, ku mbetën të vdekur tre të rinjë.

Krasniqi ka thënë se ky lajm tragjik na ka tronditur të gjithëve.

“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE: