Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i ka thënë “po” ftesës së presidentes Osmani për takimin e nesërm.

Kështu tha për Gazetën Express Vlora Citaku, deputete e PDK’së.

“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha ajo.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.