Analisti Ilir Mirena ka reaguar ndaj deklarimeve të një prokurori në Hagë, i cili gjatë seancës se sotme ka thënë se Jaku Krasniqi kishte gërvishtur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, për shkak të armiqësisë.
Mirena është tallur me këtë konstatim të prokurorit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Gjykata Speciale vetëm gjykatë nuk është.
Sipas tij, ky tribunal është vetëm të cirk.
“Mire qe veç e paska grith. Paramendo me i kon vizatu n’ftyre najsen si kur i bojshim n’shkolle ftyrat neper libra, me mjekrra, mustaqe, hund t’shtrembrume, brina e sy t’kuq, hataja ish ba… Kjo s’eshte mo as gjykate. Eshte veç nje cirk special…”, ka shkruar Mirena.







