Krasniqi e provokoi Sveçlën: Po të rrin mirë frizura

Pas përleshjes së sontme në emisionin Rubikon në Ktv mes dy deputetëve Frshër Krasniqi nga PSD dhe Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, Zëri.info ka arritur të kuptoj shkakun e këtij incidenti.

Sipas një burimi të Zëri.info, ka qenë deputeti i PSD-së, Frashër Krasqniri ai cili fillimisht ka provokuar Xhelal Sveçlën duke i thënë se “frizura po të rrinë mirë”.

Pas këtyre fjalëve, sipas burimit, Krasniqit i ka reaguar Sveçla duke e ofenduar dhe sharë dhe pas kësaj ka nisur përleshja fizike.

“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përlshja”, i ka thënë ky burim “Zëri.info”.

Kujtojmë se deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e ka konfirmuar për Zëri.info përlshejen mes dy deputetëve. ZERI