Aktivisti i PSD-së

Krasniqi: Çka ka Albini, na kallëzon Martini

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se çka ka Albini do të tregon Martini.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka përmendur aferat e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Profesori universitar, anetar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Ambasadori ynë në Kroaci i cili u bë i famshëm si tregtar i energinė elektrike në vlera prej miliona eurosh po intervistohet nga prokuroria. Edhepse deshmitë ishin të forta, ai u mbrojt bllanko nga Presidentja, Kryeministri, Ministrja e Jashmte e krejt pushteti, duke na lënë të besojmë përfshirjen e tyre dhe dijeninë e tyre për këto vepra. Martini është pajisur me nënshtetësi të Kosovës vetëm 1 ditë para se të bëhet ambasador. Ndonëse sipas ligjit, secili Ambasador i propozuar, duhet të kalojë nëpër llupën e AKI-së për të marrë verifikim, në rastin e Berishajt kjo ka ndodhur në afat rekord pa ndonjë procedure”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka përmendur edhe skandale tjera të ambasadorit Berishaj.