Elbert Krasniqi

Krasniqi: Beogradi urdhëroi bojkotimin e votimit në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit në veri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se Qeveria e Kosovës ka siguruar infrastrukturën dhe mundësinë që qyetarët ta shprehin vullnetin e tyre demokratik.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që të mos bëhet një gjë e tillë”, ka shkruar ai.