Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar dhe falënderuar për kontributin të gjithë veteranët, në Ditën e Veteranëve të ShBA-së.

Këtë urim të veçantë, Haradinaj e përcjelli përkrahë gjeneralit amerikan Timothy Orr, një mik i vërtetë i popullit tonë dhe gjeneralit Gashi, shkruan Ballkani.info.

“E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën” tha ai.

Postimi i plotë: