Krah Ramush Haradinajt, ‘kotet’ pak Albulena Haxhiu

Ditën e sotme në Gjilan është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufit, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër, ngjarje kjo e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, në të cilën pos familjes, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishte kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka publikuar disa imazhe në llogarinë e tij në Facebook ku shkroi se i është bashkuar Qamilit e Kadries në dhembjen e madhe për humbjen e të bijës, Shqiponjës, e cila me arritjet e saja në shkencë na bëri krenarë të gjithëve.