KQZ numëron 11 mijë vota me kusht – ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar afro 11 mijë vota me kusht.

Vetëvendosje vazhdon të jetë e para edhe nga këto vota pasi që deri më tani ka marrë 2915 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 2336 vota, para Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka 2058 sosh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 1752 vota, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka lëvizur shumë duke siguruar deri tani 513 vota.

loading…