KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media të KQZ-së për sot ka bërë të ditur se vendvotimet janë hapur në orarin e paraparë në tërë territorin e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Të gjitha materialet zgjedhore janë përcjellë nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve nëpër qendrat e votimit. Janë përcjellë me kohë, sigurisht se ka pasur vonesa për shkak të motit të ligë por ato janë hapur me kohë”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 794 mijë e 862 votues.