KQZ

KQZ pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Edhe pse ishte paralajmëruar se shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhej gjatë ditës së djeshme kjo nuk ka ndodhur, me zyrtarët e KQZ-së të cilët kanë paralajamëruar se një gjë e tillë pritet të bëhet sot.

Shpallja e rezultateve do të bëhet nëse PZAP dhe Gjykata Supreme nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e numërimit të 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora të cilat ishin votat e fundit që u numëruan.

Pas shpalljes së rezultateve partitë dhe kandidatët sërish kanë të drejtë të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme, nëse dyshojnë se u është bërë padrejtësi.

loading…