Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në ora 19:00 është 44,18%.

Daka në një konferencë për media, falënderoi institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre në procesin e zgjedhjeve.

Gjithashtu ajo tha se më vonë do të bëjnë edhe publikimin e rezultateve preliminare.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentar të drejtë vote kishin 1.937.868 qytetarë.

loading…