KQZ e bllokuar

KQZ pa mandat, asambletë komunale pa asamblistë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbetur i bllokuar tash e gjashtë muaj për shkak se anëtarëve të saj u ka kaluar mandati dhe ata nuk janë zëvendvsuar me të rinj.

Meqë në zgjedhjet e fundit parlamentare, si asnjëherë më parë ishin formuar koalicione parazgjedhore, kjo po i nxjerr probleme institucionit që i organizon zgjedhjet.

Deri më tani janë mbi 20 kërkesa për zëvendësim të asamblistëve në Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës, të cilat nuk po mund të shqyrtohen për shkak të mosfunksionimit të KQZ-së.

“Deri më tani kemi në pritje më shumë se 20 kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve nga Kuvende të ndryshme Komunale”, tha për kallxo.com, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në lidhje me problemet në KQZ, Presidenti Thaçi muaj më parë kishe kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo kjo e fundit ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim.