KQZ pa detaje rreth helmimit të zyrtarëve të saj

Përfaqësues të KQZ-së nuk kanë dhënë detaje rreth helmimit të zyrtarëve të tyre, por kanë thënë se prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

“Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit. Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë ai.

As kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes, nuk ka pranuar të flasë. Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet pasi nuk ka ende informata zyrtare.

loading…