KQZ nuk e rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Ka përfundimtar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Demokracia.com ka mësuar se KQZ nuk ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore në Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se anëtarët e KQZ-së kanë rënë dakord që presidentes Osmani t’i dërgohet vetëm një raport informues për përgatitjet që ka bërë deri më tash KQZ-ja.

KQZ-ja ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura të premten pasdite. Po ashtu mësohet se anëtarët e KQZ-së kanë deklaruar se organet shtetërore të sigurisë janë të thirrura për të bërë vlerësimet e situatës në terren dhe jo KQZ-ja.

Zgjedhjet do të mbahen më 18 dhjetor 2022 ashtu siç është paraparë.