KQZ nuk ka certifikuar kandidatët për deputetët të Listës Srpska.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të komisionit.

Për kanë qenë 3 vota, kundër kanë qenë 2 vota, ajo e Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, të dy këta nga VV. Ndërsa abstenime kanë qenë 6 vota.

‘’Të gjitha ato që janë sqaruar edhe më herët, unë dhe besoj që edhe kolegu im jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e tyre’’, ka thënë Sami Kurteshi nga VV.