Nga ora 16:00 e pasdites Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shlurtit.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.







