KQZ ndanë kaq mijë euro për financimin e partive politike

KQZ ka vendosur që të ndajë rreth 700 mijë euro për financimin e partive politike.

Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në numrin e ulëseve që partitë kanë fituar në zgjedhjet paraprake.

Gjithësej KQZ ka pranuar 28 aplikacione të partive politike.

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, kanë thënë në KQZ. /Ballkani.info/