KQZ merr vendim që në ora 16:00 të filloj rinumërimi i votave sipas vendimit të PZAP-së

Sot fillon rinumërimi i vendvotimeve të cilat pas vendimit të PZAP-së duhet të rinumërohen.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e këtij institucioni tregoi se rivotimi fillon sot në ora 16:00.

“Në ora 16:00 në QNR fillon rinumërimi i votave për të cilat mori vendim PZAP“, deklaroi Daka.

Ky vendim i PZAP-së erdhi pasi që kishte dyshime për manipulim të votave brenda kandidatëve të një partie.