KQZ merr vendim për 4 parti përfshirë edhe atë të Milaim Zekës

Më pak parti ka Kosova nga dita e sotme. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të çregjistruar 4 parti. Deri para këtij vendimi numri i partive të regjistruara në vendin tonë ishte 48.

Sipas KQZ-së, arsyeja për çregjistrimin e këtyre partive ka të bëjë me faktin se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, i cili është obligim që del nga ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë e çregjistruara janë: Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova (ESDAK) me kryetar Hilmo Kandic; Samostalna Liberalna Stranka (SLS) me kryetar Slobodan Petrovic; Lëvizja për Drejtësi (LD) me kryetar Sylejman Çerkezi dhe Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) me kryetar Milam Zeka.