KQZ mblidhet sot, pasi u caktua dje data e zgjedhjeve

Sot ndonëse është ditë feste, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, kjo nuk do ta pengoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mbajtur një mbledhje.

Mbledhja vjen një ditë pasi që është vendosur data 14 shkurt si ditë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo pritet të nis me fillim nga ora 13:00.

Ndryshe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjen në datën 14 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka cilësuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti si jo legjitime.