KQZ mblidhet në ora 15:30, diskutohet vendimi i PZAP-së për votat nga Serbia

Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mbajë mbledhjen e radhës në ora 15:30, raporton Gazeta Express.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe vendimi i PZAP-së në lidhje me votat nga Serbia dhe rrjedhjen e procesit zgjedhor.

Tutje do të diskutohet edhe raporti nga Këshilli për Çështje Ligjore, pastaj shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë dhe Klinë.

Kujtojmë se PZAP ka marrë vendim që votat me postë që kanë ardhur nga Serbia të mos përfshihen në rezultatet përfundimtare.

Pas këtij vendimi koalicioni Nisma-AKR-PD e kalon pragun dhe në Kuvend do të ketë gjashtë deputetë.

loading…